Europa League, pas Interit tjetër përballje italiane për Vulsburg

Shorti i UEFA Europa League vuri përballë kampionëve në fuqi të Seviljes ekipin rus të Zenit, ndërsa skuadra tjetër ruse Dynamo Kiev do të përballet me Fiorentinën, në dy ndeshjet çerekfinale të këtij edicioni. Skuadra ukrainase e Dnipro, që eliminoi Ajaksin, do të ndeshet me belgët e Club Brugge. Ndeshja tjetër çerekfinale vuri përballë ekipit gjerman të Volsburgut italianët e Napolit. Interi u eliminua nga Volsburgu, në një tur më herët, në një tjetër përballje italo-gjermane. Ndeshjet e para dhe të kthimit çerekfinale të Europa League do të luhen më 16 dhe 23 prill.  Në këtë short, u evidentua fakti që nuk do të kishte një përplasje ruso-ukrainase, për shkak të situatës së luftës dhe pikërisht sepse në çerekfinale ishin dy ukrainase dhe Zeniti i Rusisë. U njoftua se nuk do të kishte një përplasje të tillë, e cila ishte rregulluar me përcaktimin e skuadrave respektive në vazot respektive. Finalja e Europa League këtë edicion do të zhvillohet në muajin maj, në Varshavë.

 

Shorti i Europa League 

Swiss Digital Desktop Reklama

Sevilja- Zenit St P.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dnipro – Club Brugge

Dinamo K.- Fiorentina

Volfsburg – Napoli

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?