Europa League – shorti: Roma-Fiorentina dhe Sevilja- Vilareal
Pas përcaktimit të 16 skuadrave më të mira në Europa League, një ditë më parë, është hedhur shorti dhe janë mësuar çiftet për një vend në çerekfinale të këtij kompeticioni. Interesant është fakti se do të kemi një përballje italiane, mes Fiorentinës dhe Romës, por po ashtu edhe një spanjolle. Kampionët në fuqi të Europa League, Sevilja, do të përballet me rivalët e tyre në La Liga, Vilarealin, në një tjetër përplasje interesante. Anglia dhe Gjermania mund të mbeten pa skuadra në çerekfinale, pasi skuadrës së vetme të mbetur në garë, Volsburg, shorti i ka vënë ndoshta kundërshtarin më të vështirë, Inter. Everton do të luajë me Dinamon e Moskës, ndaj një tjetër kundërshtari të vështirë. Sakaq, Xherdan Shaqiri ka zgjedhur Twitter-in për të komentuar fitoren e Interit të tij kundër Celtic në takimin e djeshëm të Europa League, që i dha kualifikimin zikaltërve. – “Provë e madhe e skuadrës. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen. Duhet të vazhdojmë kështu. ”, shkruan Shaqiri në rrjetin social. Ish futbollisti i Bayern Munchen ka qenë një prej futbollistëve vendimtarë në kalimin e turit në Europa League, jo vetëm me golin e tij në “Celtic Park”, por edhe me lojën e treguar. Ndryshe nga Liga e Kampionëve ku po garon vetëm Juventusi, Liga e Evropës po pushtohet nga skuadrat italiane këtë vit. Nga 16 sosh sa kanë mbetur, pesë prej tyre janë nga Serie A. Torino, Fiorentina, Napoli, Roma e Inter, do të vazhdojnë garën për trofeun e Ligës së Evropës. Dy skuadra janë nga Spanja, Villareal e Sevilla, derisa Gjermania e Anglia kanë vetëm nga një përfaqësues, Volfsburgu, e Evertoni. Finalja e madhe e Europa League do të luhet më 27 maj në Varshavë.
Europa League – Shorti i 1/16-ve
Everton – Dinamo K.
Zenit S. -Torino
Vilarreal – Sevilja
Club Brugge – Beshiktas
Dnipro – Ajax
Volfsburg – Inter
Napoli – Dynamo M.
Fiorentina – Roma
KOHA JONË SONDAZH

