Europa mban “frymën” pas pak minutash, do të hidhet shorti i Champions League
Ditën e sotme në Nyon do të hidhet shorti për 1/16 e Champions League. Shorti përfshin 16 skuadra ku janë vendet e para në grup ( Ajax, Bayern Munich, Juventus, Lille, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Real Madrid). Vendet e dyta janë Atletico Madrid, Benfica,Chelsea, Inter, PSG, Salzburg, Sporting dhe Villareal.
Më e rrezikuara është PSG, që rrezikon të ketë përplasje ferri në raundin tjetër ndaj një ekipi të madh si Liverpool, Real, Bayern apo Juventus. Interi, Chelsea dhe Atletico Madrid janë tri skuadrat tjera më të njohura që e kanë mbyllur në vedin e dytë në grup dhe kanë më shumë gjasa për të pasur duel më të vështirë. Lille dhe Ajax ndërkohë janë dy ekipet që e mbyllën në vendin e parë, por skuadra holandeze këtë sezon ka golashënuesin më të mirë të grupeve me 10 gola, Haller.
Do të ketë dy vazo ku njëra do të mbajë goglat me ekipet e vendeve të para dhe vazoja tjetër me goglat e ekipeve të vendeve të dyta në grup. Skuadrat nga i njëjti grup ose nga i njëjti shtet nuk mund të përballen me njëra-tjetrën. Fituesit e grupeve, pra vendet e para do të luajnë ndeshjen e tyre të parë në shtëpi dhe të dytën në fushën kundërshtare.
Ndeshjet e para do të zhvillohen në datat 15/16/22/23 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen më 8/9/15/16 mars.
KOHA JONË SONDAZH

