Europiani i U-17, Shqipëria dhe Kosova njohin kundërshtarët

Në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë. Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 2 së bashku me Italinë, Slloveninë dhe Rumaninë. Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me 4 skuadra, të cilat do t’i luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit Tetor dhe Nëntor 2020. Shqipëria do t’i luajë ndeshjet në Rumani në datat 22, 25 dhe 28 tetor.

 

Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjithë kualifikueset do ti bashkohen Holandës dhe Spanjës në “Elite Raund” në pranverën e vitit 2021. Më pas, 15 skuadrat më të mira do t’i bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.

Njohu kundërshtarët edhe Kosova, e cila është shortuar në Grupin 6 së bashku me Portugalinë, Republikën Çeke dhe Malin e Zi.

Grupi 1: Bosnia and Herzegovina, Croatia, Bulgaria, Liechtenstein

Grupi 2: Italy, Slovenia, Romania, Albania

Grupi 3: Republic of Ireland, Slovakia, Northern Ireland, Estonia

Grupi 4: Belgium, Ukraine, Georgia, Lithuania

Grupi 5: Turkey, Russia, Faroe Islands, Gibraltar

Grupi 6: Portugal, Czech Republic, Montenegro, Kosovo

Grupi 7: Sweden, Israel, Finland, Kazakhstan

Grupi 8: England, Greece, Azerbaijan, San Marino

Grupi 9: Austria, Norway, Iceland, Moldova

Grupi 10: Hungary, Switzerland, Belarus, Luxembourg

Grupi 11: Germany, Poland, North Macedonia, Malta

Grupi 12: Serbia, Denmark, Latvia, Armenia

Grupi 13: France, Scotland, Wales, Andorra

SHKARKO APP