Europiani U-19/ Armando Cungu merr lojtarë edhe nga Interi e Napoli

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve është zyrtarisht gati të nisë punën për ndeshjet kualifikuese të Kampionatit Europian 2022 që do të zhvillohen në vendin tonë nga datat 10-16 nëntor. Ekipi i drejtuar nga tekniku shqiptar Armando Cungu është shortuar në grupin F, së bashku me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Trajneri Cungu ka bërë publike ditën e sotme listën me 22 lojtarët e grumbulluar për këto tre ndeshje, 14 prej të cilëve aktivizohen në klube të huaja ndërsa 8 futbollistët e tjerë janë pjesë e kampionatit shqiptar.

Stafi kuqezi me në krye Armando Cungun, i cili është emëruar në fillim të vitit në krye të pankinës kuqezi, kanë zhvilluar disa seleksionime e grumbullime, si dhe disa ndeshje miqësore me kundërshtarë seriozë, duke pasur kështu mundësinë të shohin elementët që do të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë kompeticion zyrtar

Swiss Digital Desktop Reklama

Skuadra do të nisë nga dita e diel grumbullimin në Durrës, ku do të qëndrojë deri në fund të këtij kompeticioni. Ndeshja e parë e Kombëtares kuqezi do të jetë ajo ndaj Francës më 10 nëntor në stadiumin “Egnatia”, Rrogozhinë, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena” në Elbasan. Kuqezinjtë do të luajnë më 13 nëntor kundër Serbisë, ndërsa me 16 nëntor do të përballen me Maqedoninë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lista me emrat e 22 lojtarëve të thirrur nga trajneri Armando Cungu për ndeshjet e Europianit:

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?