“Eurosport” nuk kursehet për Keidi Baren: ‘Show’ i shqiptarit, luan si veteran
“Keidi është një bast i Simeones. Ka grintë, karakter dhe nuk ndalet, por shtyn përpara drejt zonës së kundërshtarit duke mos zhgënjyer kurrë. Ka shënuar një gol dhe ‘El Çolo’ vazhdon që t’i japë minuta në dispozicion”, ka shkruar “AS.Com” për Baren si një nga pesë shtyllat pse duhet pasur besim tek Atletico e këtij sezoni.
Eurosport
“Show i Bares, ja filozofia e duhur me të cilën ‘El Çolo’ fitoi përballjen me Klop”, ka qenë titulli i prestigjiozes europiane. Pavarësisht se në këtë ndeshje Bare u inkuadrua vetëm 45-së minuta, kjo media nuk nguron t’i nxjerrë në pah vlerat e mesfushorit shqiptar. Krahas analizës, ku nënvizohej se Simeone u injekton të rinjve mentalitetin e duhur për të treguar se meritojnë që të jenë në atë klub, “Eurosport” ka cilësuar si një pikë kryesore të fitores mesfushorin dhe kapitenin e Kombëtares U-21 të Shqipërisë.
“Shqiptari është vetëm 19 vjeç. Mirëpo, në paraqitjen e tij për vetëm 45 minuta tregon sikur është prej vitesh pjesë e skuadrës. Ka driblim, shpejtësinë e nevojshme dhe shpërthimet e nevojshme me lehtësi drejt qendrës ku ka shumë kundërshtarë përballë. Ishte më i miri për Atletico-n në pjesën e parë. E sigurt që Keidi do të jetë në planet e ‘El Çolos’”, shkruan “Eurosport”.
KOHA JONË SONDAZH

