Evra: Do të zgjidhja gjithmonë Ronaldon para Messit

Patrice Evra ka thënë se nuk është i befasuar nga të arriturat e Cristiano Ronaldos deri më tani në karrierën e tij. Ylli portugez arriti në kuotën e 701 golave në fundjavën e kaluar, ndërkohë që i duhen edhe 67 gola për të thyer rekordin e Pele-s si golashënuesi më i mirë në historinë e futbollit.

 

“Nuk jam i befasuar. Më kujtohet kur po bisedoja me Cristianon dhe Topin e tij të parë të Artë, por ai më tha se donte të fitonte edhe 5 të tjera. Dhe ja ku është, ai ka fituar pesë “Topa të Artë” dhe është një makineri golash.

Të jem i sinqertë, unë zgjedh Ronaldon gjithmonë para Leo Messit, argjentinasi është më shumë si një dhuratë, ndërkohë q Ronaldo e ka bërë me punë të madhe suksesin”, deklaroi ish-mbrojtësi francez.

SHKARKO APP