Evra: Nuk kam frikë të them që kam qenë një lypës

Patrice Evra ka zbuluar se ai “lypte para dyqaneve” kur ishte pa shtëpi në moshë të re Paris, por këmbëngul se ai “nuk do të ndryshonte asgjë në lidhje me edukimin e tij”, sepse kjo e ndihmoi atë të zhvillonte një karakter të fortë. Evra shijoi një karrierë fantastike duke luajtur për 20 vite me ekipe si Monaco, Manchester United dhe Juventus.

“Nuk kam probleme të them se kam patur një fëmijëri të vështirë. Kisha shumë vëllezër dhe motra, dhe nuk ka qenë e lehtë të jetoja në rrugë. Mbaj mend se vëllai im Dominic punonte te McDonald’s. Një herë kam shkuar gjatë pushimit të tij dhe ai më ka dhënë për të ngrënë.

Nuk kam frikë ta them. Jam ndalur shpesh në dyqane dhe kam lypur. Ndonjëherë më jepnin para, ndonjëherë jo. Doja të blija vetëm një panine. Ka qenë një moment i vështirë. Isha gjithsesi i lumtur. Jam ndier gjithmonë me fat. Nuk do të ndryshoja asgjë, do t’i lija gjërat siç ishin, sepse më ka ndihmuar të bëhem njeriu që jam sot.

Disa shikojnë atë jam sot, dhe shikojnë një super yll. Por, në të vërtetë, kam mësuar shumë në rrugë dhe jam bërë më i fortë. Nuk jam një viktimë. Nuk jam i trishtuar dhe as kërkoj të më duan për atë që po them tani, por është e vërteta. Objektivi im është motivoj fëmijët të mos heqin dorë, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë”, u shpreh Evra.

SHKARKO APP