Evra shpërthen ndaj France Football: Topi i Artë ishte korrupsion, e meritonte Lewandowski!

Triumfi i Messit për herë të shtatë në karrierë në garën për “Topin e Artë” ka nxitur shumë diskutime. Janë të shumtë ata që mendojnë se ky çmim individual duhej të shkonte për Lewandowskin. Mes tyre është edhe ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Machester United, Patrice Evra, i cili nëpërmjet një videoje të postuar në Instagram ka shfaqur gjithë zhgënjimin e tij për vendimet e “France Football”.

“Më vjen shumë keq për Lewandowskin. Njerëzit e France Football duhej të shpiknin një trofe për të, sepse ndiheshin fajtorë. Ata e dinë se ky është korrupsion. Njerëzit duhet të hapin sytë. Nuk jam unë personi që mund të thotë se kush e meriton një çmim dhe kush jo. Por të gjithë shkruajnë: vjedhje, vjedhje, vjedhje. Njerëzit nuk janë dakord për këtë çmim. Jam i sigurt se, nëse do të bëj një sondazh se kush duhej ta kishte fituar “Topin e Artë” mes Messit dhe Lewandowskit, do ta fitonte Lewandowski. Cili është interesi për futbollin? Tifozët. Duhet t’i dëgjoni dhe t’u jepni disa shpjegime.

Më thonë se kam humbur tri finale të Ligës së Kampionëve kundër tij, prandaj e urrej atë, por nuk është kështu. Xavi dhe Iniesta do ta kishin merituar Topin e Artë, por iu dha Messit. Njerëzit mund të thonë: ‘Cristiano është miku yt, prandaj e urren Messin’. Messi ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Por Lewandowski ka qenë më i miri këtë vit dhe vitin e kaluar. Kemi nevojë për një shpjegim nga “France Football”. Pse nuk e fitoi Mendy çmimin e portierit më të mirë? Sepse është afrikan. Afrika ka pasur gjithmonë një vëmendje të vogël, por për fat të mirë gjërat po ndryshojnë”, deklaroi ish-mbrojtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?