Evropiani U-19 për femra/ Shqipëria fiton ndaj Qipros në ndeshjen e dytë

Shqipëria U-19 për femra ka fituar sot ndaj Qipros me shifrat 2-0. Dy golat e kësaj sfide të dytë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 2022 për këtë grupmoshë, u shënua në minutën e 16-të të takimit nga Klea Hamonikaj dhe në minutën e 90-të fiksoi rezultatin autogoli i Vasiliou

Është Iris Armoku ajo që fillimisht krijon rastin e parë që në minutën e dytë, teksa nuk përfiton mirë me topin brenda zonës, duke e dërguar jashtë. Skuadra luan mirë dhe tenton sërish, derisa në minutën e 16-të Klea Hamonikaj zhbllokoi rezultatin.

Puca goditi vetë topin nga brenda zonës, teksa topi kapi traversën dhe nuk kaloi vijën, duke u kthyer pas, nga ku përfiton edhe Hamonikaj që e dërgon topin në rrjetë. Festë në kampin kuqezi dhe te skuadra, të cilat vazhdojnë të kërkojnë golin e dytë, por bllokohen nga kundërshtaret. Në fund të pjesës së parë, Fabiola Caka humbet një rast të pastër për të dyfishuar rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, skuadra del më e karikuar në fushë, teksa sërish kërkon një gol të dytë, duke iu afruar disa herë zonës qipriote, ndërsa e gjen vetëm në minutën e fundit të kohës së rregullt. Është Iris Armoku ajo që gjuan drejt portës, me topin që devijohet nga Vasiliou, duke përfunduar në rrjetë. Këto janë tre pikët e para për vajzat kuqezi në grup, falë një loje mjaft të mirë e të dominuar thuajse në pjesën më të madhe nga ekipi ynë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria do të zhvillojë edhe ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj Turqisë, vendit pritës, të hënën më 11 prill, teksa në sfidën e parë u mund nga Izraeli me shifrat 2-0.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?