F1/ Verstappen triumfon në Abu Dhabi, por kampioni i ri i Botës është Norris
Max Verstappen mbylli sezonin duke fituar Çmimin e Madh të Abu Dhabit, por historia u shkrua nga Lando Norris, i cili me vendin e tretë siguroi titullin e tij të parë botëror në Formula 1. Piloti britanik u rendit pas shokut të skuadrës, Oscar Piastri, në një garë të menaxhuar në mënyrë perfekte nga McLaren, e cila ndoqi një strategji të zgjuar për të blinduar suksesin e saj.
Në pistë, megjithatë, dominues ishte Verstappen, që regjistroi fitoren e tij të tetë sezonale, duke lënë pas dy pilotët e McLaren që numërojnë nga shtatë secili. Ferrari e mbylli një prej sezoneve më të vështira të historisë me një shenjë pozitive, falë vendit të katërt të Charles Leclerc.
Në zonën e pikëve u renditën edhe Fernando Alonso (vendi 6), Lewis Hamilton (vendi 7), Esteban Ocon (vendi 8), Oliver Bearman (vendi 9) dhe Gabriel Bortoleto (vendi 10). Hamilton bëri një garë të mirë, pasi u nis nga vendi i 16-të dhe fitoi 9 pozicione.
KOHA JONË SONDAZH

