FA CUP/ Kualifikohen me lehtësi Chelsea dhe City, eliminohet Leeds (VIDEO)

Manchester City-n dhe Chelsea-n u kualifikuan pa probleme për në raundin e 1/16-ve të FA Cup. “Qytetarët” triumfuan me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Birningham City në Etihad Stadium. Kualifikimin e Manchester City-t e vendosën tre gola të realizuar në pjesën e parë, 2 nga Bernardo Silva dhe një nga Phil Foden.

4-0 fitoi Chelsea ndaj Morecambe që luan në kategorinë e 4-t. Me nga 2 gola për çdo pjesë nga Mount dhe Werner në fraksionin e parë dhe Hudson-Odoi e Havertz në pjesën e dytë ishin mëse të mjaftueshëm që Chelsea të rikthehej te rezultatet pozitive dhe të kalonte me sukses formalitetit Morecambe. Surprizën e ditës e dhuroi Leeds Utd i Marcelo Bielsas që u mposht nga Crawley i kategorisë së 4-t me rezultatin e thellë 3-0.


SHKARKO APP