Fabian Ruiz: Napoli i mori titullin Interit, ne do ta mundim në Champions
Mesfushori spanjoll i Paris Saint-Germain, Fabian Ruiz, ka shprehur vendosmërinë për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve që do të luhet të shtunën ndaj Interit. Duke folur për këtë përballje të rëndësishme, Ruiz vlerësoi kundërshtarin, por theksoi se fokusi kryesor duhet të jetë te vetja.
“E dimë sa të fortë janë. Kanë arritur në finalen e Champions League dy herë në tre vite, por më shumë se rivalin duhet të shikojmë veten. Nëse vazhdojmë të bëjmë atë që kemi bërë gjatë gjithë vitit, gjithçka do të jetë më e lehtë,” deklaroi spanjolli.
Ruiz nuk la pa përmendur edhe lidhjen e tij emocionale me Napolin, skuadrën me të cilën kaloi katër vite para se të transferohej te PSG.
“Që kur jam larguar, e kam në zemër Napolin. Kam kaluar katër vite të mrekullueshme atje dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me tifozët. Më vjen mirë që ata fituan titullin dhe mposhtën Interin në kampionat. Shpresoj që të shtunën të jemi ne ata që do të fitojmë Champions League dhe t’i mundim sërish,” u shpreh mesfushori.
PSG kërkon trofeun e parë në histori të Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

