Fabio Cannavaro dënohet me 10 muaj burg, i konfiskohet vila pa leje

Fabio Cannavaro, ish-futbollist i njohur i Juventusit, Realit të Madridit dhe ish-kapiten i Italisë, me të cilën u shpall kampion bote në vitin 2006, në Gjermani, është dënuar me 10 muaj burg. Ai u shpall fajtor sot nga gjykata, pasi ka ndërhyrë në një operacion të policisë në shtëpinë e tij në Napoli. Cannavaro, 41-vjeç, nuk iu bind urdhrit për të qëndruar larg banesës së tij, që po hetohet si ndërtim pa leje nga zyrtarët. Fabio së bashku me vëllain e tij, Paolo Cannavaro, i cili luan me Sassuolon në Serinë A, shkoi për t’u larë në pishinën e shtëpisë së re, duke injoruar faktin që ajo i është sekuestruar nga shteti dhe nuk i lejohej hyrja. Fabio Cannavaro e ka apeluar dënimin dhe kjo do të thotë që dënimi i tij do të shtyhet në pritje të vendimit të apelit. Vila e ndërtuar nga lojtari, që ka fituar edhe Topin e Artë, është konfiskuar nga shteti italian, pasi ishet ngritur por nuk kishte marrë lejen ndërtimi nga autoritetet lokale për disa punime shtesë në oborr, vepër penale kjo  e njohur gjerësisht në Shqipëri .

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?