Fabio hyn në histori, portieri brazilian thyen rekordin botëror të ndeshjeve të luajtura në futboll

Portieri i Fluminense, Fábio, ka shkruar historinë e futbollit duke u bërë lojtari me më shumë ndeshje të luajtura në nivel profesionist. Në moshën 44-vjeçare, ai zhvilloi ndeshjen e tij zyrtare numër 1391, duke kaluar kështu rekordin e famshëm të anglezit Peter Shilton.

Ky moment historik erdhi në fitoren 2-0 kundër América de Cali në “Maracanã”, ndeshje e vlefshme për kthimin e 1/8-ave të Copa Sudamericana.

Sipas klubit Fluminense dhe mediave braziliane, Fábio është tashmë futbollisti me më shumë prezenca në historinë e futbollit, edhe pse rekordi nuk është ende i ratifikuar nga FIFA apo CONMEBOL.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndonjëherë nuk e kuptojmë menjëherë rëndësinë e një arritjeje kaq të madhe, që ka rezistuar për kaq shumë vite”, tha portieri pas ndeshjes, ku festoi jo vetëm rekordin por edhe një tjetër “clean sheet”, i shoqëruar me një pllakë përkujtimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fluminense goalkeeper Fabio matches Shilton for most competitive  appearances | SuperSport

Karriera

976 ndeshje me Cruzeiro (2005–2022)

30 ndeshje me União Bandeirante

150 ndeshje me Vasco da Gama

235 ndeshje me Fluminense

Në total: 1391 prezenca

Fábio e nisi karrierën në vitin 1997, pikërisht vitin kur Peter Shilton i dha lamtumirën futbollit. Ish-portieri anglez numëron 1387 ndeshje sipas tij, ndërsa Guinness Ëorld Records e ka regjistruar në 1390. Me rekordin tashmë të tejkaluar, Fábio pritet të zgjasë edhe më shumë këtë shifër historike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?