Faktori Ronaldo, portugezi ka shënuar 37% të golave të Juventusit

Juventus është i varur nga Cristiano Ronaldo. Sukseset e bardhezinjve janë të lidhura në mënyrë të pashmangshme me ato të kampionit CR7, gjithashtu dhe mbi të gjitha në fazën e finalizimit.

Siç evidenton gazeta “La Repubblica”, golat e CR7 janë me vlerë 37 për qind të atyre që shënohen nga pjesa tjetër e ekipit. Një shifër që rritet në 42 për qind nëse marrim parasysh vetëm kampionatin, dhe që ka pak precedentë në vitet e fundit.

Me Sarrin në pankinë ishte 37 për qind, por u përhap gjatë pjesës tjetër të sezonit dhe me më pak ndeshje të kaluara në përqindje, ndërsa me Allegri ndikimi i tij ishte 32 për qind.

SHKARKO APP