Falimenton Parma, Andi Lila drejt rikthimit te Pas Janina

 Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Andi Lila, prej ditës së djeshme pas vetëm një goli që ai shënoi  me Parma në fundjavën e kaluar, është një lojtar i lirë. Kavajasi nuk mund të luajë më skuadrën e Parmës, pasi klubi italian shpalli dje falimentimin.  – “Pas muajsh të tërë përpjekjesh për të shpëtuar një prej klubeve më të mëdhenj në historinë e futbollit italian, gjykatësi Pietro Rogato vendosi të shpallë falimentimin e shoqërisë së FC Parma shpalli zyrtarisht falimentimin” – raportuan mediat italiane. Deri në fund të sezonit Parma do t’i luajë ndeshjet e saj, përfshirë dhe përballjen e së dielës me Torinon. Më tej, Lila mendohet se do të kthehet në Greqi tek ekipi i Pas Janina, ku edhe ishte gjatë pjesës së parë të këtij sezoni. Ai kaloi në formë huazimi tek Parma, në momentin që  drejtimin e klubit të Seria A e mori biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi.   

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?