Falsifikoi patentën, mesfushori shqiptar merr dënimin në gjykatë

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia e Veriut, aktualisht pjesë e Levantes në La Liga, Enis Bardhi, është dënuar me katër muaj burg dhe 1920 euro gjobë për drejtimin e automjetit me patentë të falsifikuar. Gjithsesi, gjyqtari e ka pezulluar ekzekutimin e këtij dënimi me kushtin që ai të mos kryejë më krim.

Bardhi u përgjua nga agjentët e Policisë Vendore në orën 12:30 të datës 5 prill 2021 në rrugën Hermanos Machado, shumë pranë stadiumit Ciutat de València. Agjentët verifikuan se mesfushori po drejtonte makinën pa leje drejtimi, situatë për të cilën i akuzuari ishte “në dijeni të plotë”.

Përveç kësaj, kur policia i kërkoi të tregonte patentën, ai paraqiti një të prodhuar në Maqedoninë e Veriut me emrin e tij, e cili ishte “plotësisht false”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?