Familja e bashkëshortes së ndjerë të portierit Alban Hoxha, në gjyq me spitalin
Vdekja tragjike në spital e bashkëshortes së portierit të ekipit të Partizanit, Alban Hoxha, në momentin e lindjes së djalit, ka futur në një përballje ligjore familjen e saj, Haka, me drejtuesit e maternitetit “Koço Glozheni”. Enver Haka, babai i Dorjana Hakës, bashkëshortes së portierit Hoxha, që u nda nga jeta pak muaj më parë, e ka paditur në gjykatë Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni”. Padia civile është depozituar në sekretarinë e gjykatës në datën 18 mars, ndërkohë që Enver Haka kërkon dëmshpërblim financiar nga ky spital. Në objektin e padisë thuhet tekstualisht: -“Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin e shkaktuar nga humbja e jetës së vajzës sime Dorjana Haka”. Pak ditës pas lindjes së djalit, bashkëshortja e portierit të Partizanit,Alban Hoxha, u nda nga jeta në ambjentet e spitalit, ndërkohë që fëmija gëzon shëndet të plotë.
KOHA JONË SONDAZH

