Fanella e Flamurtarit është shitur! Sinan Idrizi kërcënon lojtarët, priten përjashtime

Telenovela e ndeshjeve të fiksuara në kampionatin tonë nuk ka të sosur dhe Flamurtari pas dyshimeve mbi ndeshjen ndaj Teutës bëhet sërish protagonist, këtë herë ndryshe nga fitorja në sekondat e fundit me djemtë e detit, humbi   me të njëjtin rezultat 2-1. Pas ndeshjes së sotme me Partizanin, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi akuzoi disa prej lojtarëve, me pretendimin se ata kanë turpëruar fanellën e klubit.  Një frazë e tillë lë të kuptohet se kjo ndeshje ka qenë e shitur nga lojtarët e tij, pasi rezultati ishte në favor të ekipit vlonjate në 45 minutat e para dhe u përmbys në pjesën e dytë. Të kuqtë fituan 2-1 ndaj vlonjatëve, ndërsa në stadiumin e Durrësit ku u zhvillua ky takim tifozët e Partizanit dhe ata të Flamurtarit vërshëllyen ekipet e tyre pas ndeshjes, në momentin kur lojtarët e të dyja kampeve shkuan për të përshëndetur fansat e tyre respektivë.  Përmes një deklarate, pas ndeshjes, presidenti i Flamurtarit ka shpjeguar: – “Tifozë dhe sportdashës!  Sot unë dhe ju nga televizori pamë turpin e radhës në futbollin shqiptar.  Sot turpin e ka bërë Flamurtari dhe lojtarët e tij. Sot fanella e Flamurtarit është shitur ( emrat do t’i mësoni shumë shpejt) dhe mbi të  gjitha ja dolën të na marrin trofeun që me aq mund e fituam, trofeun e dinjitetit.  Nga sot marrëdhënia jonë si drejtues ndaj çdo individi në klubin Flamurtari do të rishikohet dhe nga sot të gjithë lojtarët e klubit do të sanksionohen. Kjo është masa administrative, ndërkohë që nga nesër masat do të jenë edhe ligjore. Si president i kërkoj bordit mbledhje urgjente ditën e nesërme. Prisni dhe do shihni…” – përfundon deklarata e presidentit  të Flamurtarit,  Sinan Idrizi. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?