“Fanellën ma dha Rudi Vata”, Presidenti Meta tregon dashurinë e tij për Tiranën

Pandemia e Covid-19 nuk e sfumoi festën. Përshëndetje me grushte, medalje që u dhanë në dorë dhe tribuna bosh pa tifozë, nuk e prishi mbrëmjen e Tiranës që mori zyrtarshit nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, trofeun e titullin kampion në Superligë për herë të 25-të.

Kreu i shtetit për mikrofonin e ”SuperSport”, tregoi edhe një herë dashurinë e tij për ngjyrat bardheblu. Presidenti i ka uruar sukses ekipit tashmë për betejat në arenat ndërkombëtare.

“Sot jemi të gjithë tifozë të Tiranës, që e meritoi fitimin e titullit kampion. E meritonte një ringritje të tillë pas shumë momenteve të vështira. E vesha me shumë dashuri këtë fanellë dhe një prej tyre ma ka dhënë edhe Rudi Vata. I urojmë suksese në arenat ndërkombëtare tani”.

https://streamable.com/ngras9

 

SHKARKO APP