Faruk Sejdini: Dinamon, si fillim për ta shpëtuar nga “katastrofa”
Një-ish dinamovit si lojtar dhe trajner, Faruk Sejdini rikthehet dhe pretendon se do ta ngrejë Dinamon në vendin që i takon. Pas rikthimit, ai ati impakt të menjëhershëm te blutë e kryeqytetit, teksa në javën 19 të Kategorisë së Parë, skuadra që numëron 18 tituj kampionë në Shqipëri fitoi 1-0 në transfertë me Sopotin, duke iu larguar zonës së ftohtë të renditjes. Duket disi e çuditshme që Dinamo-Sejdini, ky binom fitues i futbollit shqiptar të ketë objektiva minimale, por realiteti e ka katandisur në atë pikë skuadrën kryeqytetase sa të kërkohej ndihma e 65-vjeçarit për të kaluar këtë situatë kritike. –“Unë kam një lidhje të ngushtë me Dinamon dhe mendoj se do ta mbyll karrierën këtu. Unë dhe Dinamo kishim nevojë për njëri-tjetrin, ndaj jam sërish në krye të kësaj skuadra për të kaluar këtë moment kritik.” Nga lufta për mbijetesë, tek objektivi i ngjitjes në Superiore, Sejdini heq dorë nga ngjitja mes më të mirave të futbollit shqiptar vetëm kur këtë ta thotë matematika. –“Përderisa na e lejon matematika, le të shpresojmë edhe për ngjitjen në Superiore, por unë them se do të ishte katastrofe nëse Dinamo do të binte në një kategori më poshtë.” Trajneri veteran i fton edhe figurat të tjera të Dinamos që të japin kontribut për ringritjen e Dinamos, pasi futbolli shqiptar ka nevojë për këtë emër të traditës. – “Nuk u mendova gjatë për ta marrë drejtimin e skuadrës sepse mendoj se i duhesha në këtë moment. Shpresoj që edhe kolegë të tjerë të mblidhen në staf dhe të bëjmë diçka të bukur.” Lushnja dhe Bylis janë kryesuese të Grupit B, ndërsa këtë javë Dinamo do të përballet me Butrintin e Sarandës që mban vendin e tretë në klasifikim. Kjo përballje, nëse Dinamo fiton, shihet si një mundësi për kryeqytetasit që të shpresojnë deri në fund tek ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.
E Shtunë, 21 mars 2015 – Java 20
Grupi A
15:00 Besa – Mamurrasi
15:00 Kamza – Burreli
15:00 Iliria – Veleçiku
15:00 Kastrioti – Besëlidhja
15:00 Ada – Tërbuni
Grupi B
15:00 Dinamo – Butrinti
15:00 Luftëtari – Lushnja
15:00 Tomori – Naftëtari
15:00Shkumbini – Bylis
15:00 Pogradeci – Sopoti
KOHA JONË SONDAZH

