Fati i buzëqesh Maradonës, fiton mijëra euro nga gjyqi me “D&G”
Mbushen xhepat e Diego Armando Maradonës. Legjenda e futbollit ka fituar një çështje ligjore të hapur kundër kompanisë së njohur Dolce&Gabbana për përdorim abuziv të emrit dhe imazhit.
Kompania e famshme e modës është dënuar për shkak të përdorimit të një fanele të Napolit me emrin e Maradonës.
Gjykata e Milanos sanksionoi gjithçka në favor të Diego Armando Maradonës për shkak se firma e veshjeve luksoze ka përfituar nga ndikimi dhe historia e ish-futbollistit.
Stilistët e njohur do të paguajnë kështu Maradonën me 100 mijë euro.
Padyshim jë shifër e papërfillshme si për Dolce e Gabbana ashtu edhe për Maradonën, por që legjenda nuk e njeh humbjen, si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.