Faulli i ashpër ndaj Rrahmanit, Conte sherr me lojtarin e Olympiacos (VIDEO)
Një episod tensioni ndodhi miqësoren mes Napolit dhe Olympiacos në Castel di Sangro. Trajneri i kampionëve të Italisë, Antonio Conte, reagoi me ashpërsi pas një ndërhyrjeje të rëndë ndaj kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani.
Incidenti ndodhi kur sulmuesi grek El Kaabi goditi fuqishëm në mesfushë mbrojtësin e Napolit, një faull i rrezikshëm që shkaktoi shqetësim të madh në stolin italian. Conte hyri menjëherë në fushë, duke u përballur me nervozizëm me lojtarin kundërshtar, ndërsa trajneri i Olympiacos, Mendilibar, dhe drejtuesit e klubit grek ndërhynë për ta qetësuar situatën.
Pamjet nga ndeshja treguan një Conte të irrituar në ekstrem, i gatshëm të sfidojë këdo që i dilte përpara. Shkaku i reagimit ishte frika për dëmtimet e lojtarëve në prag të sezonit të ri, ku Napoli ka angazhime të rëndësishme në Itali dhe Europë.
Alarmi për skuadrën italiane u shtua edhe më shumë nga dëmtimi i sulmuesit Romelu Lukaku gjatë kësaj miqësoreje, duke rritur shqetësimin për gjendjen fizike të ekipit.
KOHA JONË SONDAZH

