Favoritët për “Topin e Artë”/ Ronaldo i treti, Messi i pesti

Edhe pse futbolli është ndalur momentalisht për shkak të koronavirusit, planet për të ardhmen vazhdojnë. Së fundmi, “Goal.com’ ka publikuar futbollistët favoritë për të fituar ‘Topin e Artë’ për vitin 2020.

Mesfushori i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne, është favoriti më i madh për të fituar këtë trofe prestigjoz, sigurisht nëse ky çmim do të jepet për shkak të pandemisë.

Arsyeja kryesore janë asistimet e tij, teksa belgu ka regjistruar 20 asiste në të gjitha garat deri më tani këtë sezon.

Megjithëse Manchester City nuk është kandidat për titullin në Premierligë, performanca e De Bruyne këtë sezon, mund të bëjë që ta fitojë “Topin e Artë”.

Ndërkaq, sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski renditet në vendin e dytë, i ndjekur nga Cristiano Ronaldo në vendin e tretë.

Fituesi në fuqi i trofeut, Lionel Messi, zë vetëm vendin e pestë si favorit për të fituar “Topin e Artë”. Të shohim si do shkojë sezoni deri në fund, në rast se rifillon.

SHKARKO APP