Faza Play Off, ja 3 ekipet që sigurojnë një biletë për në grupet e Championsit (VIDEO)

Ajax, Young Boys dhe AEK janë tre skuadrat që kanë siguruar një biletë për në fazën e grupeve të këtij sezoni në Champions League. Holandezët kanë eliminuar në raundin “play off” Dinamon e Kievit me rezultatin e përgjithshëm 3-1, duke u kthyer pas 4 vitesh në kompeticionin më të rëndësishëm për klube. Ndeshja e luajtur mbrëmjen e sotme në Ukrainë, është mbyllur në barazim pa gola.

Young Boys ndërkohë ka befasuar Dinamon e Zagrebit dhe ka siguruar një kualifikim historik për në Champions League. Zviceranët kanë fituar me rezultatin e përgjithshëm 3-2. Ndeshja e parë është mbyllur në barazim 1-1, ndërsa e dyta u fitua me përmbysje 1-2.

Ndeshja e tretë ka qenë ajo e luajtur në Greqi mes AEK-ut dhe MOL Vidit. Vendasit janë kualifikuar në fazën me grupe të Champions me rezultatin e përgjithshëm 3-2. AEK ka fituar ndeshjen e parë, e luajtur në Hungari, me shifrat 2-1, ndërsa kanë barazuar 1-1 në atë të kthimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama



SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?