Federata Angleze ka besim te tifozët shqiptarë, nuk ka masa shtesë

Federata Angleze e Futbollit ka bërë të ditur se nuk ka marrë masa shtesë për ndeshjen e sotme mes Anglisë dhe Shqipërisë që do të luhet në “Uembli”. Ndeshja e fundit e Anglisë në “Wembley” ishte pikërisht finalja e Europianit, ku tifozët vendas shpërthyen rrethimin dhe hynë pa bileta në stadium, duke sulmuar forcat e rendit e duke shkaktuar një kaos të pashembullt në një aktivitet të tillë.

Kjo bëri që UEFA të ndëshkonte Anglinë me zhvillimin e një ndeshje pa tifozë në aktivitetet e saj, jo ato që organizohen nga FIFA. Kjo bën që ndeshja me Shqipërinë të zhvillohet me tifozë, por do të ketë një vëmendje të madhe mbi sjelljen e tyre në tribuna.

Federata Angleze nuk ka konfirmuar masa shtesë për këtë takim, për të evituar një tjetër turpërim të ngjashëm me atë të finales së Europianit në stadiumin legjendar, por  një zëdhënës theksoi për mediat britanike se ndeshja do të kishte “praninë e duhur të stafit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ketë shumë vëmendje mbi atë që ndodh në tribuna në takimin e sotëm, sidomos duke pasur parasysh se Anglia kërkon që të jetë organizatore e Botërorit 2030 së bashku me Irlandën.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?