Federata e Kosovës shpërndanë 5 mln euro, 350 euro për çdo futbollistë
Federata e Futbollit të Kosovës publikoi sot paketën e ndihmës financiare për të gjitha klubet dhe punonjësit e futbollit vendas për të gjitha nivelet dhe kategoritë. Nëpërmjet kësaj paketeje, 35 pjesëtarë të IPKO Superligës do të përfitojnë secili nga 350 euro, ndërsa 30 persona në Ligën e Parë do të marrin secili prej 200 euro. Po kaq do të paguhen dhe 193 gjyqtarët e ndeshjes.
Shpërndarja e ndihmës financiare për të gjitha klubet e futbollit në Kosovës është si më poshtë:
-Klubet e Ipko Superligës do të ndihmohen nga 35 persona me shumën prej 350 euro për person.
-Klubet e Ligës së Parë do të ndihmohen nga 30 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Klubet e Ligës së Dytë do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 150 euro për person.
-Klubet e Ligës së Tretë do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Liga e Femrave senioret do të ndihmohen nga 25 persona me shumën prej 200 euro për person.
-Liga e Femrave U16, do të ndihmohen nga 20 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Klubet e Futsallit do të ndihmohen nga 15 persona me shumën prej 100 euro për person.
-Gjyqtarët e ndeshjeve, gjithsej 193 persona do të ndihmohen me nga 200 euro.
-Gjyqtarët e kategorisë së re, gjithsej 180 persona do të ndihmohen me nga 50 euro.
-Delegatët e ndeshjeve dhe kontrollorët e referimit do të ndihmohen me nga 100 euro.
Kujtojmë që qeveria e Kosovës ka miratuar fondin prej 5 milionë eurosh për të gjitha klubet e futbollit në Kosovë, por për shkak të vonesave të proçedurave administrative, shpërndarja e kësaj ndihme financiare ende nuk ka nisur.