Federata franceze s’ka asnjë dyshim, merr vendimin për të ardhmen e Deschamps
Federata franceze ka vendosur unanimisht për rinovimin e kontratës së Didier Dechamps. Strategu i njohur do të qëndrojë në krye të “gjelave” deri në Botërorin e vitit 2022 në Katar, aty ku Franca do të provojë që të ruajë titullin botëror të marrë në Rusi.
Njoftimi zyrtar do të bëhet gjatë pasdites së sotme. 51-vjeçari mori drejtimin e Francës në verën e vitit 2012, ndërkohë që kontratë e tij skadonte në vitin 2020.
Puna e shkëlqyer e bërë gjatë këtyre viteve, ka bërë që drejtuesit e federatës t’i besojnë sërish punën për një tjetër edicion, pavarësisht performancës që do të bëjë në Europian e verës së ardhshme. /R.Lika-Koha Jone/