Federata Spanjolle 500 milionë euro kredi për të ndihmuar klubet
Shoqata Spanjolle e Futbollit ka vendosur të vërë në dispozicion të klubeve një financim prej 500 milionë eurosh. Lajmi është dhënë nga numri një i federatës, Luis Rubiales në një konferencë për mediat.
“Ishte shumë e rëndësishme që të vendosej një shumë që do të shërbejë për të kaluar këtë situatë emergjence nga pandemie. Futbolli ka rëndësi të vogël përballë asaj që po ndodh, por të gjithë duhet të ndihmojmë”.
Kjo shumë do të jetë në dispozicion për të gjitha klubet e divizionit të parë dhe të dytë, të cilët mund të kenë deri në 20 milionë euro për çdo skuadër. /R.Lika-Koha Jone/