Federer ndëshkohet me 3,000 dollarë për sharje në Australian Open

Tenisti, Roger Federer është ndëshkuar me 3,000 dollarë për sharje gjatë çerekfinales së zhvilluar në turneun Australian Open, kundër tenistit amerikan, Tennys Sandgren.

Atij i është dorëzuar një dënim për shkelje të rregullave derisa vetë Federer ka thënë në një konferencë për media se ai ka sharë në “disa” gjuhë, pasi ka qenë i zemëruar për mënyrën si i dhënë bërë paralajmërimi në fushë nga gjyqtarja e lojës, Marijana Veljovic.

“Ajo duket se flet disa gjuhë. Nuk e kam ditur. Herën tjetër më duhet të sigurohem për aftësitë gjuhësore të njerëzve në fushë”, ka thënë Federer, që deri tash ka fituar 20 çmime Grand Slam.

“Sinqerisht, të zemëroheni në një pikë, mendoj se është normale. Për mua ishte e vështirë. Nuk është se unë njihem për përdorim të atyre fjalëve. Nuk është se publiku e ka dëgjuar atë”, ka thënë me tjerash Federer.

Pas fitores kundër tenistit Sandgren, ai do të përballet në gjysmëfinale me kampionin aktual të këtij turneu, Novak Gjokovic.

SHKARKO APP