Federer nuk merr pjesë në “Australian Open” sepse … nuk e lë gruaja

Sporti shpesh herë bën që sportistët të qëndrojnë shpesh herë larg familjeve. Së fundmi Roger Federer njoftoi se nuk do të merrte pjesë në Australian Open, Grand Slam-in e parë të vitit.

Arsyeja që tenisti zviceran dha ishte se kërkonte të mos ngarkonte gjurin e operuar në qershorin e kaluar. Por, drejtori i marrëdhënieve me publikun i turneut australian, Andre Sa, zbuloi arsyen e vërtetë të mungesës së Federerit.

“Arsyeja kryesore pse Federer nuk vjen është karantina. Ai donte të vinte me të gjithë familjen e tij, por familjarët duhet të bëjnë karantinë 14 ditë. Gruaja e tij dhe fëmijët nuk duhet të dilnin për asnjë moment nga dhoma e hotelit. Kjo gjë nuk u pranua nga gruaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mundësia tjetër ishte që të vinte pa familjen, që do të thonte se do të qëndronte larg saj për 5 javë. Më tha që ishte 39 vjeç, kishte 4 fëmijë dhe 20 Grand Slam-e, për këtë arsye nuk mund të qëndronte kaq gjatë larg familjes”, tha Sa.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?