Fenerbahce arrin një përmbysje të çmendur 3-3 në derbin e Stambollit (VIDEO)
Fenerbahce shënoi 3 gola në harkun e 12 minutave në pjesën e dytë për të bërë një përmbysje të çmendur, duke barazuar 3-3 ndaj rivalëve të Besiktas në derbin e zhvilluar mbrëmjen e sotme.
Vendasit arritën që të gjenin shumë shpejt rrugën e rrjetës që në minutën e 10-të me Gokhan Gonul. 8 minuta më pas sulmuesi turk Burak Yilmaz dyfyshoi rezultatin nga 11-metërshi, ndërkohë që në minutën e dytë shtesë shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për ekipin e tij.
Në fillimin e pjesës së dytë, Miha Zajc rihapi ndeshjen, ndërkohë që 6 minuta më pas Ciftpinar shënoi golin e dytë për Fenerbahces. Miqtë morën zemër, teksa në minutën e 67-të shënuan edhe golin e tretë, duke realizuar një përmbysje spektakolare. Një ndeshje e çmendur dhe një spektakël për t’u marrë shembull kudo në Europë. /R.Lika-Koha Jone/
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

