Fenerbahce përjashton nga skuadra Mesut Ozil dhe një mesfushor

Fenerbahce ka përjashtuar Mesut Ozilin nga skuadra e parë për një arsye që nuk është bërë publike sipas BBC. Në një deklaratë për mediat, klubi turk njoftoi se ishin marrë masa ndaj futbollistit turko-gjerman dhe mesfushorit Ozan Tufan.

Ozil luan prej 14 muajsh me klubin e njohur, me të cilin ka një kontratë prej 3 sezonesh. 33-vjeçari deri më tani ka shënuar 8 gola dhe ka qenë kapiten i Fenerbahçes.

Kujtojmë që ai është rikthyer vetëm së fundmi pasi mungoi për shkak të një dëmtimi për 6 javë. Ozil shënoi kundër Alanyaspor para se të luante 45 minuta në fitoren ndaj Konyaspor të dielën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në deklaratën e Fenerbahçes thuhet: “Lojtarët tanë të ekipit A të futbollit, Mesut Ozil dhe Ozan Tufan janë përjashtuar nga skuadra sipas një vendimi që është marrë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fenerbahce gjendet në vendin e tretë në renditjes pas 30 javësh, 13 pikë larg nga kryesuesit e Trabzonspor dhe 2 më pak se Konyaspor i vendit të dytë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?