Fenomeni Broja, ka shënuar më shumë se çdo sulmues i Chelsea-t

Armando Broja po kalon një sezon magjik në Premier League me skuadrën e Southampton. Sulmuesi i Kombëtares sonë, është në pronësi të Chelsea-t, por luan në formë huazimi për të fituar më shumë eksperiencë.

Besojeni ose jo, por Broja deri më tani ka realizuar 4 gola, më shumë se çdo sulmues i skuadrës së Chelsea-t. Lukaku ka shënuar 3 gola deri më tani, Havertz 2 dhe Timo Werner vetëm 1.

Statistika që kanë bërë që tifozët e Bluve të Londrës të kërkojnë në rrjetet sociale rikthimin e bomberit që në muajin janar. Trajneri Tuchel me siguri që është penduar që i besoi vetëm fazën përgatitore gjatë verës. /R.Lika-Koha Jonë/

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "PREMIER LEAGUE GOALS THIS SEASON 4 Armando Broja 3 Romelu Lukaku 2 Kai Havertz 60 numัnel ン 1 Timo Werner Sportsbet? 1 2 YEARS"

SHKARKO APP