Ferdinand i tha jo Barcelonës në vitin 2008: Ishte ekip në tranzicion!
Pep Guardiola mund të kishte në dispozicion Rio Ferdinand në periudhën që ishte në krye të Barcelonës, por futbollisti anglez zgjodhi të refuzonte ofertën. Me Frank Rijkaard në krye, Barcelona u përpoq të nënshkruante me yllin e Manchester United , por mbrojtësi vendosi të qëndrojë në “Old Trafford”.
“Ne i mundëm dhe ishim kampion Europë. Pse duhet të largohesha nga kampionët e Europës dhe të bashkohesha me një ekip në tranzicion? Në atë kohë Xavi, Iniesta dhe Messi nuk ishin lojtarët që do të shkëlqenin 3-4 vite më vone, ndaj ishte një Barcelonë ndryshe”, deklaroi Ferdinand.
Oferta e Barcelonës duket se erdhi në kohën e gabuar, pasi mbrojtësi anglez mund të kishte fituar shumë më tepër se te United.
“Isha me fat që luajta ne vendin tim në një klub si Manchester United, gjeta një klub të madh, që ishte e pamundur për ta lënë”, mbylli intervistën Rio Ferdinand. /R.Lika-Koha Jone/