Fernandinho do të largohet nga Manchester City në verë

Fernandinho me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Manchester City-it në sezonin e ardhshëm. Mesfushori nuk ka pasur minutat e dëshiruara dhe kërkon që në të ardhmen të gjejë më shumë hapësira duke marrë në konsideratë se në moshën 36-vjeçare nuk i kanë mbetur edhe shumë vite karrierë. Braziliani së fundmi ka theksuar se do të rikthehet në vendlindjen e tij pas 20 viteve karrierë në Europë.

“Nuk do të rinovoj kontratën, dua të luaj më shumë dhe me siguri do të rikthehem në Brazil. Këtë vendim e kam marrë së bashku me familjen time dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, jam i sigurt se sezonin pasardhës do të luaj në vendlindjen time”, u shpreh Fernandinho.

Kujtojmë se etapa e parë e Fernandinho në Kontinentin e Vjetër ishte me Shakhtar Donetsk ndërsa është pjesë e City prej nëntë sezonesh duke fituar edhe 11 trofe me “Qytetarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?