Fernando Alonso ndryshon skuadër, ja për kë ka firmosur
Fernando Alonso ka nënshkruar një kontratë të re me Aston Martin Aramco Cognizant F1 Team. Gjithçka do të marrë jetë nga viti 2023, me pilotin e Formula 1 që e ka parë të arsyeshme që të mos garojë më me makinën Alpine.
“Jemi të kënaqur të konfirmojmë se dy herë kampioni botëror do t’i bashkohet skuadrës nga sezoni i ardhshëm me një kontratë shumëvjeçare” – Shkruan Aston Martin Aramco Cognizant F1 Team.
Ndërsa vetë Alonso është shprehur: “Unë i njoh Lawrence dhe Lance Stroll për shumë vite dhe është shumë e qartë se ata kanë ambicie dhe pasion për të pasur sukses në Formula 1.Kam parë sesi ekipi ka tërhequr sistematikisht njerëz të mëdhenj me origjinë fituese dhe jam bërë i vetëdijshëm për angazhimin e madh ndaj objekteve dhe burimeve të reja në Silverstone.Askush në Formula 1 sot nuk po demonstron një vizion më të madh dhe përkushtim absolut për të fituar, dhe kjo e bën atë një mundësi vërtet emocionuese për mua.”