Fernando Alonso: Përplasja me McLaren, një gabim në manovrim

Fernando Alonso hodhi poshtë pretendimet e McLaren se aksidenti i ndodhur në testet para fillimit të këtij sezoni në pistën e Barcelonës u shkaktua nga një gabim mekanik. Dy herë kampioni i botës, në Formula 1, që humbi garën e parë në Australi në fillim të këtij muaji për shkak të aksidentit që i ndodhi më 22 shkurt, insiston se gjithçka ndodhi për shkak të një gabimi në manovrim. Spanjolli, 33 vjeç, flet para garës së fundjavës që do të zhvillohet në Malajzi, pasi i është dhënë leje nga mjekët që të rikthehet në pistë.- “Kur u afrova me murin rrethues të pistës, humba kontrollin dhe dola jashtë,” – theksoi ai. – “Pas përplasjes, arrita të fik radion dhe më pas sistemet e tjera të komandimit,” – duke lënë të kuptohet se mekanikisht makina ishte në rregull.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?