Fernando Alonso, piloti i McLaren konfirmon: Jam “për mrekulli”

Piloti i McLaren, Fernando Alonso thekson se është shumë mirë dhe ka lënë pas krahëve aksidentin që pësoi të djelën e kaluar nga i cili përfundoi në spital. Me një mesazh në “YouTube”,  spanjolli, 33 vjeç, theksoi se kishte dëshirë të ishte pjesë e testit të kësaj jave në Barcelonë por e kanë këshilluar mjekët që të qëndrojë pushim. Për herë të parë Alonso flet publikisht, pas daljes nga spitali, ku qëndroi për tre ditë më radhë. Dy herë kampioni i botës shtoi se do të kthehet në pistë shumë shpejt. Gara e parë e Formula 1 për sezonin 2015 do të zhvillohet më 15 mars në Australi. Alonso nuk foli fare për aksidentin në Cirkuitin e Katalonjës, teksa dukej në video se po qëndron në shtëpinë e tij në Oviedo. –“Siç edhe mund të shihni, jam përfundimisht shumë mirë. Do të doja të isha në testet e kësaj jave në Barcelonë por doktorët më rekomanduan të prisja pak, edhe për dy ditë ndoshta,” – u shpreh Alonso. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?