Fernando Alonso tregon nga spitali, se është mirë me shëndet (Foto)

Piloti i Formula 1, Fernando Alonso,  është duke qëndruar ende në spital pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi pak ditë më parë, por më në fund qetëson tifozët e tij se është mirë me shëndet dhe do të kthehet së shpejti në pistë.  Ai postoi një foto nga spitali, ku gjendja e tij dukej emirë duke premtuar rikthimin e shpejtë në skuderinë e McLaren, që në fillim të këtij sezoni të gjithë ishin në ankth për të ardhmen e tij. Alonso, 33 vjeç, u përplas me makinën e tij në cirkuitin e Barcelonës, në ditën e fundit të testit të javës së kaluar dhe u transportua me helikopter drejt spitalit, ku ndodhet akoma. Menaxheri i tij Luis Garcia Abad, ka shfrytëzuar profilin e tij zyrtar në “Twitter”, për të postuar një foto ku shihet Alonso duke buzëqeshur nga spitali, por megjithatë spanjolli me shumë mundësi nuk do të jetë në ditët e testit para sezonit të ri në Formula 1. – “Ai do të qëndrojë derisa të jemi të sigurtë se ai është rikuperuar plotësisht,” – theksoi Garcia Abad. Aksidenti nuk ishte edhe aq i lehtë për t’u kapërcyer.  McLaren pritet të konfirmojë se kush do ta zëvendësojë Alonson, për katër ditët e testit të radhës që do të nisin këtë të enjte. Skuderia mundet të zgjedhë mes pilotit rezervë Kevin Magnussen  dhe yllit të GP2,  Stoffel Vandoorne.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?