Ferrari dominon në provat zyrtare të garës së Bahrein, Leclerc fiton “Pole positions”
Charles Leclerc me Ferrari siguroi “pole position” në pistën e Sakhir, në provat zyrtare të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Bahrein në Formula 1.
Piloti arriti kohën 1’30”558, duke qenë më i shpejti në pistë. Për Leclerc ky është “pole position” i 8 në karrierë.
Në vendin e dytë, u rendit kampioni i botës në fuqi, Max Verstappen me Red Bull. Ndërsa në vendin e tretë u klasifikua makina tjetër Ferrari, ajo e spanjollit Carlos Sainz.
Britaniku Leëis Hamilton me Mercedes, u rendit vetëm i pesti, më shumë se gjysmë sekondi i avashtë krahasuar me Leclerc.
KOHA JONË SONDAZH

