Ferrari zhgënjen “në shtëpi”, dominon Red Bull me dy pilotët Verstappen dhe Perez

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Imola në Formula 1, suksesi i dytë sezonal për kampionin e botës. I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez, ndërsa i treti britaniku Lando Norris me McLaren. Një garë për t’u harruar për Ferrarin, në asnjë moment pretendente për fitore, shumë larg paraqitjeve të garave të mëparshme.

Charles Leclerc u rendit i gjashti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz nuk e mbylli dot atë, duke dalë nga pista që në xhiron e parë pas një kontakti me Daniel Ricciardo.

Në vendet 4-5 u renditën George Rusell me Mercedes e Valtteri Bottas me Alfa Romeo, ndërkohë që zhgënjen edhe Lewis Hamilton. 7 herë kampioni i botës u klasifikua në vendin e 13-të, duke mos marrë dot asnjë pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?