Festa e çmendur e tifozëve të PSG, përplasje të dhunshme me policinë (VIDEO)

Edhe pse u luajt në Lisbonë dhe pa tifozë, finalja e Champions League mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munich ka përfunduar në dhunë. Aktet e shëmtuara kanë ndodhur në Francë, përreth stadiumit Parc des Princes aty ku sherri ka qenë mes tifozëve të PSG dhe policisë franceze.

5 mijë tifozë të parzienëve e kanë ndjekur finalen e Lisbonës në skermat gjigante të vendosura në stadiumin Parc des Princes por humbja e skuadrës së tyre të zemrës ka irrituar së tepërmi tifozët e PSG-së të cilët kanë patur me vete fishekzjarrë dhe lëndë të tjera plasëse duke i përdorur ato ndaj policisë ndërsa kanë shkatërruar edhe disa dyqane e djegur dhjetëra makina në ambientet përreth stadiumit.

Për t’i larguar policia pariziene ka përdorur edhe gaz lotsjellës ndërsa ka arrestuar disa prej fansave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?