Festë dhe lot në sfidën e “lamtumirave” te Juventusi (VIDEO)

Ka qenë një pasdite e dhimbshme për Juventusin, që e ka mbyllur sezonin mes festës së titullit të shtatë radhazi dhe lotëve për largimin nga futbollit të Xhanluixhi Bufon. Bardhezinjtë kanë fituar në shifrat 2-1 ndaj Veronës, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 95 pikëve.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 49-të nga Rugani, ndërkohë që Pjaniç shënoi golin e dytë nga goditja e dënimit. Në minutën e 63-të Bufon u largua mes lotësh nga fusha e lojës, duke i dhënë lamtumirën bardhezinjve pas 17 vitesh. Çerçi rihapi ndeshjen në minutën e 76-të, ndërkohë që Lishtajner 5 minuta nga fundi humbi një 11-metërsh, dhe më pas u largua nga fusha në kohën shtesë mes duartrokitjeve, duke mbyllur aventurën me Juventusin. Para ndeshjes lamtumirën nga kampionët e Italisë e dha mes lotësh edhe Kuado Asamoah. /Koha Jonë/

>

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?