Festimi ushtarak, UEFA nis hetimet për gjigantin turk

Festimi me stil ushtarak në Turqi është kthyer në një trend kohët e fundit.

Kjo ka sjellë revoltën e organit drejtues të futbollit europian, UEFA. Pas gjobës prej 50 mijë euro për kombëtaren turke, UEFA mund të mos mbajë dorën as kundër ekipit të Superligës në këtë vend.

Bëhet fjalë për ekipin e Medipol Basaksehir, të cilët përshëndeten tifozët ushtarakisht pas golit ndaj Wolfsberger në UEFA Europa League. Për këtë veprim, UEFA ka hapur hetimet dhe shumë shpejt mund të merret një vendim final.

Futbollistët bënë gjestin polemik në 24 tetor ndërsa luanin në Stamboll. Pavarësisht se nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar veprimi shihet si një mbështetje e operacioneve ushtarake turke në Siri. Komiteti Disiplinor i UEFA, i cili hetoi incidentin, dënoi klubin për përshëndetjen ushtarake, duke paralajmëruar Basaksehir për sanksione më të forta nëse veprimi kryhet përsëri.

SHKARKO APP