Festoi si Ronaldo kur shënoi, Bukari: CR7 e kam idhull, nuk e bëra qëllimisht!
Osman Bukari ishte autori i golit për rezultatin 3-2 ditën e djeshme në suksesin e Portugalisë kundër Ganës, duke rihapur llogarit e ndeshjes.
Ai festoi si Cristiano Ronaldo pasi shënoi, një veprim që nuk i pëlqeu aspak CR7, i cili u tërbua në stol pasi ishte zëvendësuar.
“Kam vënë re se festimi im ka gjeneruar komente që thonë se kam qenë mosrespektues ndaj Ronaldos. Kjo nuk është e vërtet. Më pushtoi emocioni i momentit që shënova për kombëtaren time në debutimin tim në një Botëror.
Kjo më bëri që të festoj në atë mënyrë. Edukimi im nuk më lejon të mos respektoj më të moshuarit, apo kur bëhet fjalë për një idhullin tim. Faleminderit për mbështetjen dhe tashmë do të fokusohemi te ndeshja e radhës”, shkroi Bukari në rrjetet sociale. /R.Lika-Koha Jonë/