FIA nis hetimin për xhiron e fundit në Formula 1, shtohen shanset për Hamilton

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka hapur hetime për xhiron e fundit në Çmimin e Madh të Abu Dhabit, garë që prodhoi polemika të forta, me Max Verstappen që i rrëmbeu titullin kampion Leëis Hamilton.

Interpretimi i rregullores për makinën e sigurisë bëri që gara të mbyllej me akuza dhe deklarata të forta, teksa skuadra Mercedes kontestoi hapur sjelljen e drejtorit të garës Majkëll Masi.

Vendimi përfundimtar pritet që të dalë më datë 18 mars. Ndërkohë, më 19 janar do të ketë një mbledhje ku do të diskutohet me detaje kur duhet të ndërhyjë makina e sigurisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?