Fidel Ylli: Kërkesat e Ligës janë të drejta

Deputeti i Partisë Socialiste, Fidel Ylli, i cili është zgjedhur nga qeveria si negociatori, për të gjetur gjuhën e përbashkët me Ligën Profesionist. Në një lidhje për emisionin “Sport Time” të moderatores Lei Kraja, për situatën aktuale të bojkotit, teksa zbuloi raportet me Duken si dhe me disa presidentë të Kategorisë Superiore.

“Në rast se Liga do ulej në tavolinë, ne sot do kishim futboll. Këta burrat që përfaqësojnë futbollin kanë bërë bojkot në kohë pandemia, kostot janë në kurriz të tyre. Kërkesat e Ligës janë të drejta, por kryeministri nuk është Zeusi në tokë që me një të rënë të lapsit do zgjidhë gjithçka.

Kam ndenjur pesë orë me Dukën dhe presidenti Demi më ka thënë që është kundër bojkotit. Tirana? Që në 1973 kam qenë pjesë e klubit të Tiranës dhe jam tifoz i Tiranës. Sikur të ishin të gjithë presidentët si ai i Teutës, nuk do kishim probleme në futboll”, deklaroi Fidel Ylli.

SHKARKO APP