Fidel Ylli: Kosova i merr medaljet se ka mbështetje nga shteti
Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Fidel Ylli nuk sheh nga qeveria ndonjë strategji për afrimin e sportistëve të huaj.
Komiteti Olimpik Kombëtar gjithmonë ka patur pretendime që nuk mbështetej nga shteti, por Fidel Ylli është shumë optimist se situata do të ndryshojë.
Për të Kosova i merr medaljet se ka mbështetje nga shteti. Numri 1 i KOKSH-it,po ashtu nënvizon se hapja ligjore e basteve sportive, pavarësisht se luhen fshehurazi, dhe kontrolli i tyre nga shteti do të ishte zgjidhja përfundimtare për financimin e sportit.